Vdekja e femijes, arrestohen tre persona
Albeu.com
Tre persona u shoqeruan ne policine e Korces, ne lidhje me vdekjen e nje 5-vjecari nga pickimi i gjarprit. Policia arrestoi mjekun reanimator Ilir Milo, si dhe infermieret Julian Mato dhe Olgert Hoxhallari, te cilet akuzohen per mjekim te pakujdesshem te 5-vjecarit.Pas pickimit femija nuk u trajtua me serum antivipera, qe mund t'i shpetonte atij jeten.

Nje dite me pare ne Korce qendruan disa prokurore, te cilet hetojne per rrethanat e vdekjes se femijes. Ata kane verifikuar arsyet se perse femijes 5 vjec, te cilin prinderit e derguan ne spital nuk iu be sherbimi i plote edhe me serumet qe parandalojne vdekjet nga helmi i gjarperit.

Familjaret e femijes treguan per mediat se kishin qene mjeket qe i kerkuan te blinin nje serum qe perdoret ne keto raste sepse spitali nuk dispononte.

Por me vone vete mjeket e spitalit treguan se serumi gjendej atje. (tch)
Shtuar më 23/07/2009, ora 17:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori