Vdekja e Arditit në Sharrë, 2 të akuzuarit shpallen të pafajshëm
Pëlqej
Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm dy të akuzuarit për vrasjen aksidentale të të miturit Ardit Gjoklaj.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2016-të në landfillin e Sharrës në Tiranë.

Nën akuzë për ngjarjen e bujshme ishin shoferi i fadromës së firmës që grumbullonte mbeturinat, Edmond Kollari, dhe përgjegjësi i turnit të firmës, Dëfrim Hakrama

Vendimi i Gjykatës së Tiranës është dhënë disa ditë më parë dhe dy të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata, pasi sipas saj nuk ka prova të mjaftueshme për vrasjen aksidentale të të miturit Gjoklaj, që punonte në landfill kundër ligjeve në fuqi. /albeu.com/






Shtuar më 20/04/2018, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori