Policia e Vlorës ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me
aksidentin që ndodhi dje pranë vendit të quajtur ”Kripa” ku humbi jetën një 23-vjeçare, e identifikuar si Anxhela Çapo.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me
aksidentin rrugor të ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, nga veprimet
hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja A. Ç., 23
vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por ka qenë shtetasja S. M., 22
vjeçe.
Në përfundim të veprimeve
hetimore, nga specialistët e
Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i drejtueses së mjetit, shtetases S. M., për veprën penale “Shkelja e rregullave të
qarkullimit rrugor”.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 27/01/2021,
ora 09:25