Vdekja e 16-vjeçarit në Kamzë, të afërmit: Zot të lutem boll
Pëlqej
Klevisi humbi jetën vetëm 2 ditë më parë në Kamzë gjatë një aksidenti bashkë me 3 shokët e tij.

Sot ai duhet të ishte në shkollë , por Klevisi vetëm 16-vjeç, fëmija e dytë e familjes Cuku humbi jetën tragjikisht.

Të shumtë kanë qenë të afërmit, që nëpërmjet rrjeteve sociale kanë shprehur dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të të miturit.

“Zot çfarë janë këto që po ndodhin dita ditës. Të rinj po vriten, po vdesin nga aksidente. Zot të lutëm boll me fatkeqësi, sepse zemrat e nënave e familjarëve, s’po durojnë dot”.

Në vendin e ngjarjes, në bulevardin “Donald Trump”, në Kamëz, punonjësit e OSHEE po punonin për të ndryshuar shtyllën e energjisë elektrike, të dëmtuar nga përplasja e fortë nga makina, e cila drejtohej nga bashkëmoshatari i viktimës.

Zyrtarisht, policia njoftoi se ka qenë Edvin B. 15 vjeç. që i ka marrë pa dijeni makinën të atit, bashkë me të vëllain Erjonin, 11 vjeç dhe më pas ka marrë dhe 2 shokët e klasës, Klevisin dhe Klodjanin, duke dalë në rrugë.

Fatkeqësisht, si rezultat i shpejtësisë së madhe dhe humbjes së kontrollit, makina është përplasur me shtyllën dhe për pasojë ka humbur jetën Klevis Cuku, ndërsa kanë mbetur të plagosur Erjon B., 11 vjeç dhe Klodjanin T. 16 vjeç. /albeu.com/


Shtuar më 19/09/2017, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori