Blerta vdiq në operacion, daja dhe vëllai rrëfejnë LIVE tmerrin

Pëlqej
Vdekja e 16-vjecares Blerta Pepa tronditi gjithë opinionin e gjerë. Ajo ndërroi jetë në spitalin Continental në Tiranë pas operacionit.

Në emisionin “Rudina, gjatë pasdites së sotme ishin të ftuar daja dhe vëllai i Blerta Pepës. Mes dhimbjesh ata kanë rrëfyer se si ndodhi tragjedia.

Vëllai i blertës, shprehet tepër i zhgënjyer nga mënyra se si infermierët e spitalit u sollën gjatë kohës që ajo u fut në operacion. Sipas tij kishte një neglizhencë, qoftë edhe nga pyetësorët tepër të vakët që iu bën Blertës dhe familjes nga stafi.

Daja i 16-vjeçares thotë se nuk e kishin menduar se do të ndodhte kjo tragjedi, pasi në familjen e Blertës e njëjta gjë kishte ndodhur dhe me vëllain e saj, shkruan Albeu.com.

“Është histori shumë e dhimbshme kjo që ndodhi. Edhe vëllai i Blertës para disa vitesh kishte të njëjtin problem, pra shkëputje të ligementeve, madje më të rëndë dhe për këtë arsye ai u dërgua në Gjermani në mënyrë që operacioni të dilte sa më mirë”, shprehet daja.

Më tej ai thotë se ne ishim të sigurt se problemi i Blertës ishte më i lehtë dhe se nuk e parashikonin në asnjë moment që gjithçka do të përfundonte në tragjedi.

Ata shprehen se pas disa orësh ankthi dhe heshtje ata hapën me forcë derën e dhomës se operacionit dhe në atë moment kanë parë Blertën pa jetë, madje ajo ka patur gjakderdhje nga goja. Ndërkohë pasi kanë pyetur doktorët se cfarë ka ndodhur, ata kanë pohuar se nuk ka asgjë.

“Pasi e pamë motrën dhe e kuptuam që gjithçka kishte mbaruar, mami humbi ndenjat. Blerta ishte një dhuratë për ne”, ka thënë mes lotës vëllai i Blertës. /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2017, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori