Vazhdon trafiku i armëve me Libinë
Sajmir Tahiri
Sajmir Tahiri, deputet i partisë socialiste në një deklaratë të dhënë për mediat ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Berisha, se po vijon trafikun e armëve me Libinë. “Sikur të mos mjaftonte kontrabanda e armëve, shkrimet e botuara në mediat më prestigjoze shkruajnë se trafiku i armëve po kthehet në një shqetësim edhe për vetë NATO-n. Historia e trafikimit të armëve ka shënuar një kapitull të turpshëm. Ngarkesa armësh po shkojnë edhe këto ditë në Libi për të ndihmuar një diktator si Gedafi të vrasë populin e tij. Është faji i Saliut për këtë turp që i bëhet shqiptarëve të zakonshëm”, deklaroi Tahiri.

“Makineria e parave të pista të Saliut dhe Lulit të Saliut përdoret duke blerë ato media që përbaltin çdo ditë opozitën dhe për të shkatërruar ato media që nuk i blenë dot kurrë. Saliu dhe Luli e kanë kot. Në 8 maj shqiptarët do i japin një mesazh mu në lule: ‘Kurrë më me Saliun që vjedh dhe vret për të vëzhduar të vjedhë”, theksoi Tahiri. /albeu.com/


Shtuar më 28/03/2011, ora 15:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori