Vazhdon telenovela, Lumturie Kodra i kushton një këngë dashurie Amadeo Baçit

Lumturi Kodra tashmë është një personazh shumë i njohur për publikun shqiptar.

Ajo u bë e njohur falë historisë së dashurisë me poetin e romancierin e njohur Amadeo Baçi.

Një histori dashurie e refuzimi live në ekranet shqiptare, mori vëmëndjen e opoinionit publik të cilët mbështetën më shumë poeten Lumturi Kodra.

Ajo përveç se i shprehur dashurinë, Lumturia e akuzoi live Amadeon për mashtrim.

Dhe Lumturia nuk e ka ndërmend ta le me kaq. Ajo bën me dije se po përgadit një videoklip muzikor ku kësaj here do të tregojë talentin e saj në të kënduar.

Kënga do të quhet "Kur mposhtet dhimbja" dhe me shumë gjasa i drejtohet Amedeos.

Postimi në Facebook

"Të dashur miq dua t'ju them se së shpejti në Youtube nëpërmjet një videoklipi do të paraqitem me këngën time për herë të parë "Kur mposhtet dhimbja", nën interpretimin dhe tekstin e Lumturi Kodra, me dy pianistet e Insitutit të Lartë të Arteve. Këndon Lumturi Kodra. Dirigjojnë me mua grupi i studenteve. Në muajin shtator ju ftoj të gjithëve me këngën e re që do jetë magjike", njofton Lumturia në Facebook. /albeu.com/

Shtuar më 16/08/2017, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori