Vazhdon shembja, shteti sot rrënoi katër ndërtime
Pëlqej
Banorët e Astirit vazhdojnë protestën për të kundërshtuar rrënimin e shtëpive të tyre por nga ana tjetër qeveria nuk po i merr në konsideratë dhe vazhdon rrënimin.

Numri i objekteve pa leje që janë prishur në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana për t'i hapur rrugë projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe, ka shkuar në mbi 20. Mësohet se pritet të prishen edhe mbi 10 objekte të tjera të cilat preken nga rruga.

Vetëm gjatë ditës së sotme Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës, ka prishur 4 ndërtime të tjera pa leje, ndërsa më pas ka bërë edhe zhvendosjen e mbetjeve inerte.

Ndërkaq edhe sonte ka filluar protesta në ditën e 33-të në të cilën po merr pjesë edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha.
Shtuar më 06/12/2018, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori