Vazhdon rritja e nivelit te Ohrit
Albeu.com
Niveli i Liqenit të Ohrit gjatë natës së kaluar është rritur për një centimetër dhe tani është 16 centimetra mbi pikën e lejuar të përcaktuar me marrëveshjen bilaterale midis Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Për të parandaluar daljen e liqenit nga shtrati të martën Trupi koordinues për parandalimin e fatkeqësive natyrore mori vendim për të hapur edhe një portë në lëshimin te lumi Drini i Zi në Strugë.
Qëllimi është që të lirohen sasi të mëdha të ujit meqë niveli i ujit në Drinin e Zi është zvogëluar në krahasim me ditët paraprake, ndërsa uji lëshohet edhe në lagjen Daljan – informuan nga Trupi koordinues. Deri dje në Drinin e Zi lëshoheshin 53 metra kub ujë në sekondë, por tani me hapjen e portës së gjashtë do të mundësohet lëshim më i madh. Nga ana tjetër, vazhdon aksioni për ndërtimin e pendave në pjesët kritike të bregdetit, ndërsa më alarmante mbetet gjendja në lagjen Peshtani ku banorët druajnë se liqeni do të derdhet dhe do t`i vërshojë shtëpitë e tyre. /makfaks/
Shtuar më 24/02/2010, ora 17:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori