Numri i viktimave nga koronavirusi është rritur
sërish në Spanjë. Autoritetet spanjolle raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 743
viktima, shifër kjo në rritje me 100 persona, krahasuar me shifrën e djeshme, ku u regjistruan 637
viktima.
Me të dhënat e sotme, Spanja shënon
sërish bilanc tragjik në rritje nga virusi vdekjeprurës, duke e çuar në 13 798 numrin total të viktimave.
Me një fije shpresë, pasi katër ditët e fundit ishin shifra në zbritje, një tjetër
goditje vjen për
Spanjën, vendi i dytë pas Italisë me numrin më të lartë të vdekjeve në botë.
Më shumë se 140.500 njerëz kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Spanjë, duke u bërë e dyta në botë pas SHBA.
Shtuar më 07/04/2020,
ora 12:37