Vazhdon protesta e serbëve kundër hapjes së urës kryesore mbi Ibër
Pëlqej
Albeu.com
Rreth 50 serbë të pjesës veriore të Mitrovicës, protestuan sot për të nëntën ditë radhazi, rreth 2 orë kundër vendimit të policisë për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve.Kjo protestë po ashtu pason edhe vendimin për zgjatjen e intervalit kohorë të kalimit mbi urë, nga 2 orë sa ishte deri të hënën, në gjithsej 4 orë – 2 orë para dhe 2 orë tjera pas ditës.

Zëdhënësi i SHPK-së në Mitrovicë, Sami Mehmeti, tha se gjatë kohës së protestës së serbëve numri i qytetarëve të cilët qarkulluan nga të dy anët e qytetit ishte i vogël. Ndërkohë rreth orës 9:00 udhëtarët të cilët ishin duke qarkulluar me autobusin e agjencisë “Sion Turist”, nga pjesa jugore në atë veriore, u fyen nga protestuesit serbë, por incidente të mëdha nuk pati. RTK
Shtuar më 21/06/2005, ora 19:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori