Vazhdon procesi gjyqesor "Limaj e te tjeret" ne Hage, deshmitari mohon keqtrajtimin e 2 serbeve nga UCK
Pëlqej
Albeu.com
HAGE - Ne seancen e sotme te procesit gjyqesor Limaj e te tjeret, ka vazhduar deshmine e tij deshmitari i mbrojtur i prokurorise me shifren "L 64".HAGE - Ne seancen e sotme te procesit gjyqesor Limaj e te tjeret, ka vazhduar deshmine e tij deshmitari i mbrojtur i prokurorise me shifren "L 64". Ai eshte pergjigjur ne pyetjet e prokurorit Uajting lidhur me ndalimin e disa civileve serbe e shqiptare dhe mbajtjen e tyre ne te ashtuquajturin burg te Llapushnikut gjate veres se vitit '98. Duke u pergjigjur ne pyetjen lidhur me trajtimin e dy serbeve nga Kroacia, babe e bir, ky deshmitar tha se ata nuk jane keqtrajtuar nga ushtaret e UCK-se, perkundrazi kane qene plotesisht te lire. Sic pohoi ai, pas nje kohe ata jane liruar. I pyetur ne menyre decidive nga prokurori se a e ke pare Celikun - Fatmir Limajn ne burgun e Llapushnikut, kur jane liruar 2 civilet serbe, deshmitari "L 64" tha: "Jo, Celikun nuk e kam pare fare ne burgun e Llapushnikut". Deshmitari i mbrojtur "L 64", pastaj eshte pergjigjur edhe ne pyetjet e prokurorit Uajting lidhur me rastin e ndalimit dhe te vrasjes se Hasan Hoxhe - Dobreves e te Ajet Gashit, ndalimit dhe lirimit te nje gruaje serbe dhe per disa ndalime te tjera. Ai deshmoi edhe per betejen e Rahovecit, ndalimin e disa serbeve te kesaj qyteze dhe te ekipit te gazetareve ruse dhe te perkthyesit te tyre. Edhe seanca e sotme disa here eshte zhvilluar me dyer te mbyllura per publikun. Procesi gjyqesor Limaj e te tjeret vazhdon neser pas dite.
Shtuar më 22/03/2005, ora 20:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori