Vazhdon procesi gjyqësor Haradinaj e të tjerët
Albeu.com
Në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit të Kosovës e ish-komandant i Zonës operative të Dukagjinit të UÇK-së, Ramush Haradinajt dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt.Sic dihet, ky proces ka filluar më 5 mars 2007 dhe deri tani para trupit gjykues që kryesohet nga gjykatësi Alphons Orie, janë paraqitur 40 dëshmitarë të prokurorisë.
Hagë, 28 gusht 2007.- Sipas vlerësimeve të ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare në Kosovë, prokuroria përmes dëshmitarëve të saj, kryesisht pjesë e aparatit të dhunës të regjimit të ish-diktatorit serb, Sllobodan Millosheviqit, nuk ka arritur që të argumentojë akuzat ndaj zotit Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt për të ashtuquajtura krime të luftës. Gjatë ditëve të ardhshme do të paraqiten edhe dëshmitarët e mbetur të prokurorisë dhe kështu do të përfundojë faza e para të këtij procesi.
Sipas informative nga ekipi i mbrojtjes së zotit Haradinaj, Balaj e Brahimaj, që drejtohet nga Ben Emmerson, Michael O’ Reilly, Richard Harvey dhe Gregor Guy-Smith, janë duke u bërë përgatitjet e fundit që të fillojë paraqitja e dëshmitarëve të mbrojtjes. Pritet që në pjesën e dytë të shtatorit para trupit gjykues argumentet e e tyre ti paraqesin dëshmitarët e mbrojtjes. Ata kryesisht do të jenë figura të rëndësishme të luftës së Ushtrisë Çlriimtare të Kosovës dhe personalitetet të tjera publike e shkencore të Kosovës e të Bashkësisë ndërkombëtare. Këta dëshmitarë, sipas ekipit të mbrojtjes, do të dëshmojnë në favor të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila si dihet është mbështetur edhe nga faktorët ndërkombëtarë, udhëhequr nga SHBA-të dhe aleatët e saj.
Ekipi i Radio Televizionit të Kosovës tashmë është kompletuar dhe është i gatshëm që nga Haga, t’ia paraqesë opinionit të gjerë rrjedhën e mëtejshme të këtij procesi gjyqësor.
(Nuhi Bytyci, i dërguari special i RTK-së)
Shtuar më 28/08/2007, ora 12:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori