Vazhdon numërimi i votave për Asamblenë e re të PS
Vazhdon ende numërimi i votavë për anëtarësinë e Asamblesë së Partisë Socialiste. Drejtues të kësaj partie bëjnë të ditur se për të numëruar votat për forumin më të lartë drejtues të Partisë Socialiste janë ngritur tre grupe pune, me nga shtatë anëtarë secili.

Nga numërimi që po bëhet nga këto grupe punë pritet të dalin edhe emrat e 120 drejtuesve të rinj të kësaj force politike, ndërkohë që salla ku zhvillohen mbledhjet e krerëve të PS-së është kthyer në një sallë numërimi votash, ku pritet që të dalë edhe përfundimi i këtij numërimi.

Procesi i numërimit të votava ka rinisur gjatë ditës së hënë pas ndërprejës që ju bë atij gjatë të dielës për shkak të festës së Kurban Bajramit. Delegatët e kanë thënë mendimin e tyre me votë, se nga cilët duan të përfaqësohen në Asamblenë Kombëtare, një votim, që erdhi transparent, përmes motos “një anëtar një votë”/albeu.com/.


Shtuar më 07/11/2011, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori