Vazhdon kriza energjetike ne Shqipëri
Albeu.com
Maqedonia do të ndihmojë në zvogëlimin e krizës energjetike të Shqipërisë, i ka premtuar kryeministri maqedonas, Vllado Buçkovski, homologut të tij shqiptar Sali Berisha.Siç njoftohet nga Shkupi, në një bisedë telefonike që kanë zhvilluar dje pasdite kryeministri Buçkovski me kryeministrin Berisha, ky i fundit ka kërkuar që Maqedonia të ndihmojë në zvogëlimin e krizës energjetike në Shqipëri.

Berisha ka kërkuar që Maqedonia t'i ndajë Shqipërisë energjinë elektrike që e merr nga Greqia. Kryeministri shqiptar, po ashtu, ka kërkuar që Maqedonia të lëshojë më shumë ujë nga Liqeni i Ohrit në Drinin e Zi, me çka do të përmirësohej gjendja në akumulimet shqiptare.
Shtuar më 08/11/2005, ora 15:49
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori