Vazhdon hyrja e emigrantëve në Shqipëri, opozita në heshtje të dyshimtë
Pëlqej
Tashmë ka përfunduar procesi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe bashkë me të u harruan edhe "temat mëdha" të opozitës. Njëra nga to ishte që opozita shqetësohej për ardhjen e emigrantëve.

E megjithatë pavarësisht se opozitës duket se nuk i intereson më kjo temë pasi që kur mbaroi procesi për negociatat nuk ka nxjerrë më zë. E megjithatë emigrantët vazhdojnë të vinë në Shqipëri.

21 emigrantë, kryesisht sirianë e irakianë janë ndaluar nga policia kufitare në Devoll gjatë fundjavës që lamë pas.

Pjesa më e madhe e tyre, 17 klandestinë, u ndaluan në Trestenik të Devollit, ndërsa grupi tjetër prej 4 personash u ndalua ne qytetin e Bilishtit.

Pas kryerjes së procedurave ata janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.
Shtuar më 23/07/2018, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori