Vazhdon gara për përzgjedhjen e abetares së unifikuar
Nxënësit e klasave të para në Kosovë vitin e ardhshëm do të mësojnë me abetare të shkruar në gjuhën standarde duke shmangur kështu dialektizmat. Rreth 13 shtëpi botuese nga Kosova dhe Shqipëria që kanë dërguar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës versionin e tyre të abetares, ku ai final pritet të shpallet nga një komionin i posaçëm vlerësues me 10 profesorë të njohur nga të dy vendet në muajin qershor.


Kriter kryesor për shpalljen e fituesit do të jetë mënyra e hartimit të tekstit, por edhe çmimi i cili nuk duhet të kalojë vlerën prej 700 lekësh ndërsa abetarja e unifikuar do të jetë teksti i parë ligjor mes Shqipërisë dhe Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2012, ora 14:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori