Vazhdon beteja per Burmaline
Albeu.com
Këshilli koordinues për rindërtimin e xhamisë Burmali, bëri të ditur se gjatë dy javëve të kaluara ka realizuar takime të shumta me të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare në vend në të cilat ka shprehur pakënaqësia lidhur me faktin se ende nuk është marrë vendim për ndarjen e truallit të xhamisë Burmali.
“Ne përsëri apelojmë që ti ndahet trualli pronarit legal historik në një afat sa më të shkurtër të mundshëm, sipas shembullit dhe kushteve me të cilat Kisha Ortodokse Maqedonase, tashmë disponon truallin për ndërtimin e tempullit të paralajmëruar ortodoks në sheshin e qytetit. Këshilli koordinues prej 9 anëtarësh i cili përfaqëson 76 shoqata të qytetarëve nga bashkësi të ndryshme etnike edhe sivjet sikundër në dy vitet e mëparshme do të punojë në vazhdimësi në animimin e rëndësisë së ripërtëritjes së këtij monumenti shumë të rëndësishëm kulturor-historik, me çka paralajmëroj se do të vazhdojë kjo nismë shkupjane e vjetër gati se një shekull”, deklaroi Ramadan Ramadani – përfaqësues i këshillit koordinues për rindërtimin e xhamisë Burmali në sheshin e Shkupit.
Nga Këshilli koordinues për rindërtimin e xhamisë Burmali, thonë se me rindërtimin e saj do të fisnikërohej dhe do të reflektohej karakteri multietnik dhe multikonfesional i Maqedonisë. (alsat-m)
Shtuar më 26/02/2010, ora 22:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori