Vazhdon beteja mes presidentit dhe kryeministrit maqedonas rreth Kosoves
Pëlqej
Albeu.com
Qeveria e Maqedonisë ka bërë të ditur se nuk do të zbatojë regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës për të mos dëmtuar marrëdhëniet tregtare midis të dy vendeve.Qeveria e Maqedonisë ka bërë të ditur se nuk do të zbatojë regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sepse ky vendim mund të dëmtojë marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit tregtar midis të dy vendeve.
Por ne anen tjeter presidentit i shtetit Branko Cërvenkovski edhe pas bisedes telefonike me Soren Jesen Peteresen nuk eshte bindur per natyrshmerine e vurjes se vizave nga ana e Kosoves ndaj qytetareve te Maqedonise.
Sipas zëdhënësit të Qeverisë maqedonase Maqedonia nuk duhet të bëj hapa që mund të rrezikojnë bashkëpunimin tregtar dhe se nuk duhet të mbyllen dyrtë për Kosovën. Ai ka shtuar se durimi është cilësi e të mençurve. Ky është reagimi i parë i Qeverisë së Maqedonisë ndaj kërkesës së Presidentit të shtetit Branko Cërvenkovski që Maqedonia të vendosë regjim të vizave ndaj qytetarëve të Kosovës.
Ne lidhje me keto mosmarreveshje u shpreh edhe kryeministri Buckovski duke thene se kemi mendime te ndryshme ne lidhje me tema te caktuara te politikes se jashtme por kjo nuk do te thote se mungon koordinimi duke e keshilluar presidentit te jete me i mencur dhe me i durueshem ne marredheniet me Kosoven.
Shtuar më 30/04/2005, ora 19:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori