Vazhdon Asambleja e PS-se
Albeu.com
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste po zhvillon punimet. Janë lexuar tashmë rezolutat pro dhe kundër Ramës. Kryesocialisti Rama ka lexuar rezolutën ku kërkohet thirrja e Kongresit të Jashtëzakonshëm më 22 gusht.Po ashtu, pjesë e rezulotës së Ramës janë: Konsiderimi i zgjedhjeve, mundësi e humbur në përmbushjen e standardeve; vlerësim i rezultatit të zgjedhjeve si të papranueshme; Konsiderim me legjitimitet të cunguar i të gjitha institucioneve të dala nga këto zgjedhje, si dhe hyrjen në kuvend me qëllim hetimin e krimit elektoral. Në mbledhje është lexuar nga Mimoza Hafizi rezoluta anti-Rama e cila është mbrojtur edhe nga Ben Blushi. Në rezolutë thuhet se Asambleja e PS-së dënon veprimet e qeverisë dhe të PD-së për parregullsitë në zgjedhje; Bën përgjegjës për mosarritjen e standardeve në zgjedhje qeverinë e Berishës dhe PD-në; Asambleja e PS angazhohet të përgatisë një analizë të thelluar të humbjes si dhe nisjen e përgatitjeve për ballafaqimet e ardhshme elektorale; Distancohet nga bojkotimi i Kuvendit si dhe kërkon respketimin e rregullave statukuor në lidhje me humbjen e zgjedhjeve.

Forumi i lartë i selisë rozë ka marrë vendimin për moslejimin e medias në punimet e saj përmes një procesi votimi, ku duket se shumica ka qenë dakord që gazetarët të mos lejohen që të ndjekin këtë mbledhje. Asambleja do të dëgjojë vleresimin dhe qëndrimin e kryetarit Edi Rama për zgjedhjet i bërë publik edhe gjatë ditëve pas zgjedhjeve, por edhe qëndrimin e tij në lidhje me statutin e partisë që parashikon ndërprerje të mandatit të kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme.
Shtuar më 28/07/2009, ora 20:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori