Vazhdojne stervitjet e perbashketa te EULEX-it dhe KFOR-it
Albeu.com
EULEX-i dhe KFOR-i vazhdojnë trajnimin për procedurat e rregullta të operacioneve të përbashkëta deri më 30 korrik në Kosovë. Kështu është shprehur KFOR-i në një deklaratë për shtyp ku saktëson se këto stërvitje kanë për qëllim të rrisin aftësitë e KFOR-it.“Të gjitha automjetet ushtarake do të kenë shenjën ‘KFOR’ dhe të gjithë ushtarët do të mbajnë simbolin e KFOR-it. Qytetarët lokalë duhet të jenë të kujdesshëm gjatë aksionit të trupave”, thuhet në deklaratën e KFOR-it. Sipas deklaratës, vlerësohet se bashkëpunimi ndërmjet EULEX-it dhe KFOR-it është një nga shtyllat kyçe për mbajtjen qetë të rendit dhe për lirinë e lëvizjes në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Shtuar më 29/07/2010, ora 19:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori