Vazhdojnë reshjet e shiut, ja parashikimi i motit për nesër
Edhe gjatë ditës së nesërme do të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm. Sipas Meteoalb, vranësirat e dendura do të sjellin reshje shiu, por here pas here pritet të këtë intervale të shkurtra me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 1°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Lindor - Juglindor duke krijuar dallgëzimi 5 ballë.
Shtuar më 21/04/2020, ora 23:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori