Vazhdojne punimet antikushtetuese per "Shkupi 2014"
Albeu.com
Objektet e parashikuara sipas planit urbanistik ‘Unaza e Vogël’ të Komunës Qendër, pjesë e projektit ‘Shkupi 2014’ do të mund të ndërtohen vetëm nëse Këshilli i Komunës Qendër do ta miratojë planin në bazë të procedurave ligjore.Vetëm dy javë më parë Gjykata Kushtetuese e ktheu prapa versionin e parë të këtij plani, me arsyetimin se nuk ishte respektuar procedura para miratimit final.

Ndërkohë sot kryeministri Nikolla Gruevski i pyetur nëse do të ndalojë ndërtimin e Unazës së Vogël, me një dozë sarkazmi tha se ai dhe ekipi i tij punojnë sipas ligjit dhe kushtetutës.
‘Absolutisht, gjithçka që është sipas ligjit ashtu do të punohet pasi ne punojmë sipas ligjit dhe kushtetutës’, u shpreh Gruevski.

Ndërkohë opozita në vend, vlerëson se plani urbanistik nuk duhet të diskutohet më, pasi Gjykata Kushtetuese e pezulloi dhe e vlerësoi si të pavlefshëm.

Nga Këshilli i Komunës Qendër gjatë mbledhjes së tyre të fundit ku u diskutua ‘Unaza e Vogël’ njoftuan se gjatë 6 muajve të ardhshëm do të organizohet një anketë dhe debate publike, për të marrë edhe opinionin e qytetarëve të komunës. (alsat-m)
Shtuar më 16/07/2010, ora 19:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori