Vazhdojne negociatat Shqiperi-BE, Priebe "zbut" qendrimin para zgjedhjeve
Pëlqej
Albeu.com
Vazhdojne dhe sot ne Bruksel negociatat per marreveshjen e asociim-stabilizimit me Bashkimin Evropian. Negociatat mes qeverise shqiptare dhe Brukselit kane shenuar dje nje hap perpara per Shqiperine. Komisioneri i KE-se Reinhard Priebe ka ulur tonin e kritikes duke i dhene mbeshtetje vendit tone per zgjedhjet. Pas takimit me eskperte shqiptare te drejtuar nga ministria e Integrimit Ermelinda Meksi, Priebe u shpreh se "problem kryesor mbetet zbatimi i legjislacionit ne fuqi". Duke iu referuar pergjigjeve te qeverise shqiptare per pyetjet e bera nga ekspertet evropiane mbi situaten parazgjedhore, Priebe ka dhene shenja inkurajuese. "Duket se qeveria po e merr seriozisht problemin e zgjehdjeve", eshte shprehur ai pas takimit me Meksin duke vleresuar punen qe po behet aktualisht ne vendin tone per pergatitjen e zgjedhjeve. Takimi i Task-Force ne Bruksel eshte perqendruar dje tek zgjedhjet, ceshtjet e drejtesise, liria e mediave dhe e njeriut dhe pronat ne Shqiperi. Delegacioni shqiptar ka raportuar marreveshjet politike parazgjedhore per listat dhe per Kodin e Etikes. Per pronat, pala shqiptare raportoi se eshte evidentuar harta e pronave ne zonat rurale e urbane dhe se mbeshtetja financiare per kompensimin e pronave eshte ne rritje nga nje vit buxhetor ne tjetrin. news 24
Shtuar më 11/05/2005, ora 17:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori