Vazhdojnë kapriçot e motit, ja çfarë parashikojnë meteorologët për nesër
Moti do vijojë të na surprizojë me vranësira ku në fundjavë pritet që të bien reshje. Ndërsa me të lënë pas fundjavën temperaturat sipas meteorologëve do të rriten.

“E ENJTE: vijon dominimi i kthjellimeve deri pas mesditës kur vranësira kalimtare shfaqen në ekstremin Jugor e Verior. Edhe pasditja mbetet nën dominimin e motit kryesisht të kthjellët deri në mbrëmje kur vranësira kalimtare shfaqen në Veri – Qendër.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rritje të ndjeshme sjell mesidta kur maksimumi ngjitet mbi 27°C”, shkruan Meteoalb Albania. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2017, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori