Vavilis: Une, "koke turku" i shqiptareve
Pëlqej
Albeu.com
Gazeta KorrieriI shumerkuar ne Greqi, per 4 akuza, trafik droge dhe pastrim parash nga viti 1987, Apostolos Vavilis, deklaron se po perdoret zhdukja e parave te piramidave shqiptare, si akt-akuze shtese.Pohimi i policise: "Nese deri ne fund te ketij viti, Vavilis nuk do te perfundoje ne bangon e drejtesise, ai nuk mund te arrestohet me, per shkak te skadimit te afateve". Reagime te prera te ministrave greke, qe implikohen ne dyshimet e vjedhjes se miliardave te "VEFA" dhe "Cenajt"

Apostolos Vavilis, i shumerperfolur ditet e fundit ne mediat greke dhe shqiptare per implikim ne zhdukjen e miliarda lekeve te kreditoreve shqiptare te VEFA dhe Cenaj, eshte angazhuar se bashku me avokatin e familjen e tij, ne nje aksion "per pastrimin e figures". Ne nje varg deklaratash te leshuara dje ne mediat televizive greke, prej tij, te afermve dhe avokatit, behet thirrje qe "Vavilis te mos perdoret si koke turku i shqiptareve, per akuza te pabaza te drejtesise greke, qe nuk mund ta fusin ne qeli, ashtu sic deshirojne". Vavilis, akuzohet nga drejtesia greke, per pastrim parash ne Hungari, ne periudhen 1995-'97, si dhe trafik armesh me Italine, duke nisur nga viti 1987.

Nje dite me pare, Apostolos Vavilis, permes nje personi ndermjetes, kishte komunikuar me prokuroret e ceshtjes hetimore ndaj tij, si dhe kishte dale me nje deklarate mediatike, duke theksuar se ishte gati dhe deshironte te dorezohej. Ndersa diten e djeshme, Vavilis, ka shprehur friken se "deshira e madhe e disa elementeve ne Greqi, per te me pare pas hekurave te qelive, nen akuzat e pabaza te ngritura ne vite, me frenon ne deshiren dhe perpjekjen time per t'u dorezuar vullnetarisht". Vavilis, i cituar nga televizioni Alpha, vlereson se nuk mund te akuzohet per pastrim parash te kompanive shqiptare piramidale. Ai gjithashtu perjashton veten, nga akuzat e pastrimit te parave ne Greqi, Itali etj. Si dhe trafikun e droges duke nisur nga viti 1987.

"Apostolis, aktualisht po rrezikon shume, jeten e tij", deklaruan dje prinderit e Vavilis ne Volo te Greqise. Ata, i bashkohen thirrjes se prokurorise helene qe ai te dorezohet per te mos u bere viktime e nje ekzekutimi te mudnshem.

Nderkohe, avokati i Vavilis, Jorgos Alfandakis, deklaroi dje se kishte konstatuar qe "te gjithe po deshirojne dhe kerkojne te kryqezojne Vavilin". Sakaq, prokuroria ka pranuar dje se afatet e nje arrestimi te mundshem te te shume kerkuarit, skadojne ne fillim te vitit 2006. Kjo, per shkak se akt-akuza ndaj tij eshte ngritur qe me 8 tetor 2004 kur eshte firmosur edhe urdher-arresti, gjithnje ne lidhje me akuzen e trafikut te lendeve narkotike drejt Italise, ne vitin 1987, si dhe tre te tjerave, per pastrim parash. Policia, sakteson se nese Vavilis nuk gjendet deri me 2006, arrestimi i tij ligjerisht eshte i pamundur. Pikerisht nisur nga ky fakt, vete i shumekerkuari, permes deklaratave te hedhura ne mediat greke, vlereson se eshte nje loje keqdashese e strukturave greke te drejtesise dhe policise dhe elementeve te tjere qe "duan te me shohin te kryqezuar pas hekurave", qe me implikojne ne te ashtuquajturin pastrim i parave te piramidave shqiptare.

Apostolos Vavilis, personi i shume kerkuar nga drejtesia greke, se fundi eshte perfolur shume nga mediat e vendit te tij, per implikim ne vjedhjen e miliardave leke, te kreditoreve shqiptare. Keto dyshime jane hedhur gjate javes se fundit, thuajse ne te gjitha mediat televizive dhe te shkruara greke, qe e kane Vavilisin, ne qender te lajmeve kryesore. Ata, kane cituar jo vetem burime te tyre investigative, por edhe zyrtare te prokurorise dhe policise greke.

Nga ana tjeter, prokuroria e Athines, konfirmoi dy dite me pare, se nje person prane Vavilis, i deklaroi se i dyshuari deshiron te dorezohet brenda diteve te mbetura te ketij muaji". Vavilis, ka deklaruar permes ndermjetesit te tij, se deshiron te dorezohet, per shkak se e ndjen veten te pafajshem per abuzime financiare. "Deshira ime e vetme qe te dorezohem, eshte te kete hetime korrekte dhe nje gjyq te drejte", citohet ne deklaraten e tij, Apostolos Vavilis. Nderkohe drejtesia greke, ka reaguar menjehere, duke e stimuluar per dorezim, te shumekerkuarin. Ne nje deklarate te saj, Prokuroria e Athines, tha se "ne kemi kontaktuar me Vavilis dhe po negociojme per dorezimin e tij, ndersa i garantuam se do te gjykohet korrektesisht", thane zyrtaret e ministrise helene te Drejtesise.

Autoritetet greke te policise dhe Interpolit, besojne se shume se i kerkuari ndodhet ne rrethin e Gjirokastres ne Shqiperi. Dyshohet gjithashtu, qe ai kohet e fundit, po kryen disa levizje te shpeshta Shqiperi-Itali, me emer te rreme.
Shtuar më 18/03/2005, ora 21:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori