Vatle: Do kthehen te gjithe azilkerkuesit nga Lugina e Presheves
Albeu.com
Sekretari shtetëror belg i Emigracionit, Melkior Vatle, i ka porositur përfaqësuesit e autoriteteve në Luginën e Preshevës se askush nga qytetarët e kësaj zone që kërkon strehim në Belgjikë, nuk mund të fitojë azil për arsye ekonomike.
Vatle, i shoqëruar nga përfaqësuesi i Komisionit Evropian dhe ambasadori i Belgjikës në Beograd, e vizituan Bujanocin, ku me përfaqësuesit shqiptarë biseduan për kërkesat e shtuara të qytetarëve nga Lugina e Preshevës për strehim në Belgjikë. “Këtë javë, me siguri që nesër, do të niset autobusi i parë që do t’i kthejë njerëzit, të cilët vullnetarisht janë paraqitur të kthehen, sepse nuk fituan dhe nuk mund të fitojnë azil në Belgjikë. Ata nuk do të marrin kompensim nga qeveria belge, thjesht do të duhet të kthehen nga kanë ardhur”, tha Vatle. Zyrtari belg tha se mënyra më e mirë për pengimin afatgjatë të emigrimit është investimi në këtë rajon.
Shtuar më 10/03/2010, ora 00:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori