Vatikani flet shqip për 90 minuta (FOTO LAJM)

Ka përfunduar koncerti në bazilikën e Shën Palit në Vatikan kushtuar Nënë Terezës, ku interpretuan artistët shqiptarë më të njohur në botë.

Koncerti është hapur nga ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana dhe këngëtarja Rita Ora. Në këtë aktivitet morën pjesë emra të njohur shqiptarë në muzikën botërore si Rita Ora, Inva Mula, Ermonela Jaho dhe figura të politikës shqiptare.

koncert u interpretua nga soprano Inva Mula, himni i Nënë Terezës “Valsi Hyjnor”, kompozuar nga Genc Tukiçi dhe me vargje të poezisë “Lamtumirë”, të shkruar nga Nënë Tereza gjatë udhëtimit nga Irlanda për në Kalkutë.

Ky himn u shoqërua nga Filarmonia dhe kori i Kosovës me orkestrues nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Gjithashtu Rita Ora së bashku me tenorin Sajmir Pirgu performuan këngën “What child is this”.

Ermonela Jaho nga ana tjetër këndoi himnin “Panis Angelicus”, liturgji e shkruajtur nga Shën Tomazo Da’Aquino.

koncert nuk mungonin as Presidenti Republikës, Bujar Nishani; Kryeministri Edi Rama; kreu i Kuvendit Ilir Meta, si dhe ish-Kryeministri Berisha. /albeu.com/














Shtuar më 03/09/2016, ora 21:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori