Vatikani dënon publikimin e karikaturave të pejgamberit Muhamed
Pëlqej
Albeu.com
Përmes një kumtese, Vatikani ka dënuar publikimin e karikaturave të pejgamberit Muhamed, që kanë shkaktuar pakënaqësi të mëdha dhe revolt te muslimanët.Në kumtesën e Vatikanit, thuhet se Selia e Shenjtë po ashtu dënon edhe reagimet e dhunshme nga protestuesit në botën islamike. Liria e të shprehurit siç thotë Deklarata e të Drejtave të Njeriut nuk mund ta përfshijë edhe të drejtën për të ofenduar ndjenjat fetare të besimtarëve, thuhet në kumtesë.

Gjatë ditës, protestuesit në Damask të Sirisë i shtinë zjarrin ambasadave të Norvegjisë dhe të Danimarkës, ku së pari një gazetë publikoi karikaturat e pejgamberit.

Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe Amr Musa, thirri mbledhje të jashtëzakonshme të Konferencës Islamike.
Musa, në deklaratën e tij u bëri thirrje të gjithë muslimanëve që të jenë të kujdesshëm gjatë shprehjes së pakënaqësisë dhe zërin e tyre të protestës ta shprehin në mënyrë racionale.
Shtuar më 05/02/2006, ora 14:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori