Vatikan, Haxhinasto takohet me Monsinjor Mambertin
Pëlqej
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto është takuar ditën e sotme në Vatikan me sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, Monsinjor Dominique Mamberti. Në takim u vlerësua bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Vatikanit dhe bashkëpunimi njerëzor dhe institucional i Shqipërisë me Selinë e Shenjtë.

Haxhinasto filloi të martën një vizitë dy-ditore në Vatikan dhe do të pritet në një audiencë nga Shenjtëria e Tij, Papa Benedikti XVI. Tema kryesore e bisedimeve në Selinë e Shenjtë është forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në fushat me interes reciprok.
Shtuar më 17/11/2010, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori