Vasili: Tensionet dëmtojnë integrimin
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka bërë ditën e sotme një deklaratë për mediat.
Në deklaratën e tij, Vasili është shprehur se: "Sot kemi një radikalizim ekstrem të klimës politike në vend. Kjo retorikë dhe ky radikalizëm kanë nxjerrë në plan të dytë momente të rëndësishme për shqiptarët. Institucionet e të gjitha niveleve duhet të jenë në sinkron për çështjet e mëdha".

"LSI bën thirrje të mos ndryshojë axhenda e integrimit, të ecim përpara me reformat. Në këtë moment nevojitet dialog dhe konstruktivitet në vend të retorikës dhe thirrjeve patetike. Politika sot duhet të rrijë larg konflikteve të mundshme dhe tensioneve të panevojshme që dëmtojnë integrimin e vendit, por duhet të gjejë zgjidhje të vazhdueshme për problemet", ka përfunduar deklaratën për mediat Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2013, ora 18:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori