Vasili: Qëndrimi i Luan Ramës lidhur me raportin e FMN-së nuk është zyrtar
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, thekson se bashkëpunimi konstruktiv me Fondin Monetar Ndërkombëtar është me rëndësi, për vazhdimin me sukses të reformave të nisura.

I pyetur nga mediat në lidhje më deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, për këtë çështje, Vasili tha se ky është një qëndrim personal dhe nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të kësaj force politike.

“Qëndrimi i z. Luan Rama lidhur me raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, nuk është një qëndrim zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Është një lexim individual i tij i këtij raporti. Bashkëpunimi konstruktiv me FMN-në është me rëndësi për vazhdimin me sukses të reformave të nisura”, sqaroi Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një prononcim për mediat. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2016, ora 17:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori