Vasili: Prokuroria të hetojë të gjithë punonjësit për përgjuesin
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, duke iu referuar përgjuesit në zyrën e Tahirit tha se kjo ngjarje është tepër e rëndë dhe personat përgjegjës duhen të nxirren para ligjit.

“Bërja transparente e plotë, zbardhja e përgjegjësisë pa hezitim për këdo do të ishte përgjigjja më e mirë për këdo.

Hetimi duhet të zbulojë përgjegjësitë e gjithsecilit në një çështje të tillë kaq serioze pa dalluar kërkënd, qoftë ministër, zv/ministër, etj, pavarësisht nga përkatësia politike që mund të ketë”, u shpreh Petrit Vasili.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, rreth dy javë më parë zbuloi një përgjues në zyrën e tij, ndërsa pak ditë më parë bëri edhe kallëzimin në Prokurori. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori