Vasili: Pretendimi i PD zgjidhet brenda “Venecias”
Pas takimit mes Ramës dhe Metës në Kryeministri, ku në fokus ishte Reforma në Drejtësi, Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, përsëriti edhe një herë ato që tha Meta ditën e djeshme.

Ai u shpreh se palët ndahen vetëm te modeli i vendeve të rezervuara dhe një gjë e tillë mund të zgjidhet sipas tij.

“Ne kemi shprehur besimin që janë të gjitha mundësitë që në përputhje me opinionin e Venecias, dhe rekomandimet e Euralius, të gjejmë një zgjidhje për pretendimin e vetem që PD ka dhe që pengon reformën”, tha ai.

“Duhet një zgjidhje urgjente, pasi koha nuk pret”, vijoi Vasili. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2016, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori