Vasili pergenjeshtron: Meta s'eshte takuar me Berishen
Albeu.com
Levizja Socialiste Per Integrim ka reaguar pas lajmit per takimin mes Berishes dhe Metes ne qytetin e Pogradecit. Sekretari i pergjithshem, Petrit Vasili ka mohuar zhvillimin e ketij takimi, duke thene se gjithcka eshte e pavertete.Ne konferencen per shtyp, perfaqesuesi i LSI-se u shpreh se negociatat nuk kane nisur ende pasi ato do te vijne ne kohen e duhur.

“Negociatat tona do jene transparente”, ka thene Vasili, duke riperseritur ate qe ka thene para disa ditesh kryetari Ilir Meta, sipas te cilit, cdo hap i hedhur nga LSI ne kete bashkepunim, do jete transparent per gjithe shqiptaret.

Ne vijim te fjales se tij, Vasili theksoi se negociatat per aleancen qe do drejtoje vendin gjate 4 viteve te ardhshme, do te kete transparence.
Shtuar më 13/07/2009, ora 19:08
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori