Nënkryetari i LSI, Petrit
Vasili ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratën e Ramës sot për Vjosa Osmanin.
Vasili thotë se kryeministri Edi
Rama është pro serbëve dhe se
vetëm një armik mund ta quajë Kosovën vend
fqinj.
“
Rama anti shqiptar që nxin kur takohet me udhëheqësit kosovarë, është i egër me ta, por ngazëllen kur takon Vuçiçin dhe të tjerë udhëheqës serb. Një Kosovë pro shqiptare që i rreh zemra për shqiptari dhe një pro serb që i rreh zemra në Beograd”, tha
Vasili.
Sipas Vasilit,
Rama po përpiqet të vendosë sa më shumë pengesa për Kosovën në vend të urave lidhëse.
“Edi
Rama ka edhe një tra tjetër në mëndje, të verë tra edhe në rrugën Milot-Balldren. Të mos ketë ura komunikimi, por tra. Pro serbi vendos pengesë. I interesojnë ca euro,
vetëm e
vetëm që Kosova mos të ndihet.
Rama sot u tregua i sinqertë, kur tha se Kosova është vend
fqinj. Nuk e ka thënë asnjë udhëheqës shqiptarë. Mund të kenë bërë gabime më të mëdha, por kurrë nuk e kanë konsideruar vend
fqinj. Ka qenë vend vëlla. Vendi më i dashur për të gjithë shqiptarët. Vend
fqinj vetëm një armik i egër i Kosovës mund ta thotë këtë”, u shpreh
Vasili.
Shtuar më 24/12/2020,
ora 13:51