Vasili: Nuk ka kthim për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit
Sa i takon procesit të dekriminalizimit, për Petrit Vasilin nuk ka kthim pas. “Nuk ka asnjë kthim prapa për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Ligji për dekriminalizimin është miratuar me konsensus”, ka thënë kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Ai ka nënvizuar se “konfliktualiteti i klimës politike është i panevojshëm” dhe ka theksuar se “LSI është pjesë e një procesi konsensual”.

“Do të shkojmë drejt një konsensusi të ri”, ka thënë Vasili, në një komunikim me mediat. /albeu.com/

Shtuar më 03/03/2016, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori