Vasili: Mirëkuptimi është vlerë e shtuar në soliditetin e reformës
Petrit Vasili ka deklaruar sot se debati për reformën nuk duhet ti ndajë, por ti bashkojë. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, ka thënë më tej se ky “është një moment i një rëndësie të veçantë, përfundimi i miratimit të paketës së 7 ligjeve të reformës në drejtësi”.

Vasili theksoi se kjo reformë ishte edhe tema e vetme e takimit të djeshëm të tij me ambasadorin e SHBA-së, Donald Lu dhe ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin.

“Kjo reformë u arrit me konsensus dhe ne konfirmuam vullnetin tonë për miratimin e plotë të kësaj pakete.

Pjesa më delikate e procesit kaloi me mirëkuptim dhe të vazhdojmë të kemi qëndrim të hapur që i hap rrugë procesit.

Ne vlerësojmë se mirëkuptimi i gjerë është vlerë e shtuar në soliditetin e reformës që po formësojmë”.

“Është reformë madhore, që e presin qytetarët dhe është bërë investim shumë i rëndësishëm politik. Debatet nuk duhet të jenë të pakapërcyeshme. Me Lu dhe Vlahutin ndamë të njëjtin vullnet dhe dëshirë”, shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2016, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori