Nano vizitë të beftë në Vlorë: OSHEE nuk ka asnjë raport për “shtëpitë e barit”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar një vizitë të beftë në Vlorë, ku u shpreh se OSHEE nuk kishte asnjë raport për kultivmin e kanabisit me llampa.

“Po përballemi me shtëpi ku kultivohet kanabis me llampa, dhe OSHEE nuk ka asnjë raport për këtë. Ju kujtoj se kushdo që shpërdoron detyrën do të përballen me forcën e ligjit. Po ashtu, kontrollet e territorit do të vijojnë me dronë e helikopterë. Nuk jam këtu për t’ju shantazhuar, por duhet ushtruar kontroll me OSHEE për evidentimin e laboratorëve të drogës. Forca goditëse e policisë ndaj kësaj veprimtarie kriminale, do të sjellë ulje e kriminalitetit por edhe ndryshimi i perceptimit të partnerëve tanë ndërkombëtar. Nga të gjithë institucionet, polici a e shtetit e ka paguar më shtrenjtë luftën kundër kanabisit. Vjet humbëm një efektiv policie, i cili u vra në krye të detyrës”, tha ai.

Nano gjithashtu tha se nuk ka grupe të fuqishme, këto janë mite që i krijojnë vet ata qe merren me kultivim narkotikesh. Nga Vlora folit dhe për situatën te  “Maji”.

“Policët e lënduar gjatë shembjeve në 5 Maj janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe po marrin mjekimin në spitalin përkatës”, tha ai.

Për situatën kriminale në vend Nano shprehet se situata nuk ka dal jashtë kontrollit është nën kontroll dhe shumë shpejtë do të ketë rezultate.

Ndërsa për aksionin antikanabis, Nano shprehet se edhe në Vlorë grupet kriminale që janë në fushën e kultivimit do të goditen shumë shpejtë/albeu.com


Shtuar 22.02.2022 12:14