Vasili i përgjigjet Bashës: Të zgjedhë realitetin ose qiellin e shtatë
Sa i takon akuzave të PD që fajëson LSI se është përgjegjëse njësoj si PS për vjedhjet dhe koncesionet, një reagim ka ardhur nga Zv/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Ai është shprehur se problemi i PD nuk është LSI, por oligarkia dhe dekriminalizimi është standard i panegociueshëm.

Petrit Vasili ka sulmuar edhe kreun e demokratëve, Lulzim Basha.

"Basha të ndajë se ku është, këtu apo në Holandë. Basha të zgjedhë realitetin apo qiellin e shtatë”, tha ai.

Sa i përket akuzave se LSI është përgjegjëse për gjendjen e keqe të vendit njësoj sa PS, Petrit Vasili thekson se partia e tij zbaton me ndershmëri marrëveshjen politike. /albeu.com/


Shtuar më 17/12/2016, ora 16:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori