Vasili i bën apel Bashkisë: Rruga "Sami Frashëri" projekt gjysmak
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës rikonstruksionin e plotë të rrugës “Sami Frashëri”.

“Rruga “Sami Frashëri”, nga Sheshi Wilson drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës duhet të jetë prioritet i Bashkisë, pasi është lënë pas dore. Si banor i vjetër e deputet pres një reagim serioz. Drejtimi bashkiak duhet të jetë objektiv e komunitar dhe jo elektoral-partiak”, është shprehur Vasili.

Vasili për mediat thekson se Rruga “Sami Frashëri”, nga Sheshi Wilson drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës duhet të jetë prioritet i Bashkisë, pasi është lënë pas dore, ndonëse është një nga akset që përdoret më dendur.

“Rruga “Sami Frashëri” në Njësinë Nr. 5 është trajtuar në mënyrë gjysmake. Kjo rrugë, nga sheshi “Wilson” tek Drejtoria e Policisë së Tiranës duhet të jetë prioritet, pasi është lënë pas dore gjysma e kësaj rruge që përdoret më dendur. Trotuarët e këtij aksi janë në gjendje të keqe.

Vendimet e Bashkisë janë joracionale dhe të pastudiuara. Si banor i vjetër e deputet pres një reagim serioz. Drejtimi bashkiak duhet të jetë objektiv e komunitar dhe jo elektoral-partiak”, theksoi Vasili./Albeu.com/
Shtuar më 02/07/2016, ora 21:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori