Vasili flet troç: Dështimet dhe sukseset e koalicionit PS-LSI, detyrë e Ramës
Kreu i ri i LSI-së Petrit Valisi i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur” në Neës 24 ka folur lidhur dhe bashkëqeverisja PS-LSI, për sukseset dhe dështimet e këtij koalicionit.

“Mendoj se ka qenë një bashkëqeverisje që ka bërë punë duke çuar në drejtim të rrugës së reformave edhe pse kanë qenë kontraverse. Duke pasur para sysh reformën administrative dhe atë të drejtësisë kanë qenë sukses i kësaj bashkëqeverisje.
Koncesionet në shëndetësi. Kam pasur rezervat e mia për koncesionet dhe nuk i kam fshehur ndonjëherë, Unë nuk e kam bërë check-up”.

Cili është dështimi i kësaj bashkëqeverisje?

Kanabisi është një shqetësim që ka marrë shqetësim. Ka një jehonë mediatike në nivel botërorë. Ka pasur një mungesë të kontrollit lidhur me këtë çështje. Kjo është qaja me negative që ne nuk duhet ti ikim.

Përgjegjësit, Xhafaj ka pranuar se policet janë të lidhur me narkotrafikanët?

Mirë ka bërë që e ka pranuar.

Përgjegjësia po shkon drejt ish-ministri Tahiri?

Është detyrë e kryeministrit ta ndajë dhe nëse e gjykon të tillë le ta ndajë me publikun.

Unë e gjykoj se pasi një problematikë të tillë me drogën që është rënduar kërkon që të përballet./albeu.com/


Shtuar më 10/05/2017, ora 22:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori