Mundėsia e njė koalicioni PS-LSI nuk pėrjashtohet as nga deputeti socialist, Bashkim
Fino dhe as nga nėnkryetari i LSI-sė, Petrit
Vasili, tė cilėt lanė dje tė hapur mundėsinė e njė aleance tė tillė.
"LSI ėshtė pjesė e njė marrėveshjeje
politike, e cila e ka zbatuar me korrektesė dhe do ta pėrmbushė pėrsėri me korrektesė. Nė momentet parazgjedhore do tė ndodhė njė vlerėsim i gjithēkaje qė ka ndodhur, tė funksionit, tė rezultateve tė prodhuara, performacėn
politike, perceptimit dhe ndjesive qė anėtarėsia ka. Forumet dhe anėtarėsia e LSI-sė do tė vendosė mbi strategjinė elektorale tė ardhshme tė zgjedhjeve tė vitit 2013", deklaroi
Vasili "Albanian Screen".
Edhe Sekretari pėr pushtetin vendor i PS-sė, Bashkim
Fino, konfirmoi se Partia Socaliste ka nisur lėvizjet pėr zgjerimin e koaliconit opozitar.
"Nė qoftė se ēdo forcė
politike, qė ka si qėllim final rrėzimin e kėsaj qeverie dhe qė bashkohet pak a shumė nė programet tona, ne jemi tė hapur pėr ta zgjeruar koalicionin dhe nuk mund ti mbyllim derėn asnjė force
politike qė kėrkon tė rreshtohet nė grupimin tonė pėr
zgjedhjet e ardhshme 2013", deklaroi
Fino pėr "AS".
Ndėrkohė nėnkryetari i LSI-sė i ėshtė pėrgjigjur dje edhe qėndrimeve tė kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, sipas sė cilės, Partia Demokratike mund tė fitojė
zgjedhjet e vitit tė ardhshėm edhe pa qenė nė koalicion me LSI.
"Ka qenė njė vendim jo i lehtė pėr tė bėrė pjesė nė njė aleancė me Partinė Demokratike. Interesat e vendit dhe tė integrimit na e imponuan atė kohė kėtė vendim dhe asnjė nė LSI nuk ka asnjė dilem pėr drejtėsinė e kėtij vendimi. Korrektesa jonė ka qenė pa asnjė te metė, korrektesė qė na ka shoqėruar dhe nė
zgjedhjet e vitit 2011, pa tė cilėn disa objektiva elektorale tė maxhorancės nuk do tė realizoheshin", deklaroi
Vasili.
Ndėrsa nga ana tjetėr, deputeti i PS-sė, Bashkim
Fino u shpreh optimist se socialistėt do tė udhėheqin njė kaolicion tė madh nė
zgjedhjet e vitit 2013.
"Ne i kemi dhėnė mesazhet, i ka dhėnė kryetari i kemi dhėnė dhe ne. Natyrisht qė ėshtė shumė herėt pėr tė thėnė, por mesazhet janė inkurajuese dhe pėr njė bashkėēunim tė pėrgjithshėm", u shpreh deputeti i PS-sė. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2012,
ora 08:03