Vasil Vava: Nënën dhe hallën i vranë për paratë jo për pronat
Pëlqej
Vasil Vava, djali i Elsa Vavës, të moshuarës që u vra dy ditë më parë në Durrës shprehet se ngjarja e rëndë ka ndodhur me qëllim grabitjen e parave që gratë e moshuara kishin kursyer nga pensionet.

Në një intervistë për gazetën Panorama, ai përjashton dyshimet se krimi mund të ketë ndodhur për motive pronësie.

"Unë kam qenë i pari që jam futur në shtëpi. E kam ende skenën para sysh. Nuk e di se kur do më zhduket ajo pamje e tmerrshme me të cilën u përballa. Unë shkoj thuajse çdo ditë që të shihja nënën, çdo mëngjes. Në fakt ato të dyja kanë qenë nëna për mua, sepse më kanë rritur. Nuk i kam ndarë asnjëherë nga njëra-tjetra. Pra, nuk është se kisha dëgjuar asgjë. Por ishte thjesht rutina e ditës. Shkova në mëngjes si çdo ditë tjetër dhe i pashë të vdekura të dyja. Që kur po ngjisja shkallët dyshova se diçka e rëndë kishte ndodhur, pasi shtëpia ishte e kthyer përmbys. Pastaj pashë nënën dhe hallën" shprehet Vava. /albeu.com/

Shtuar më 04/09/2014, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori