Varroset ne Peje, futbollisti Besian Idrizi
Albeu.com
Është varrosur në vendlindjen e prindërve të tij, në Kotradiq të Pejës, futbollisti Besian Idrizi, të martën pasdite. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë numër i madh njerëzish, sportistë, artistë dhe përfaqësues të jetës politike lokale.Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka cilësuar të ndjerin si yll të futbollit, i cili në moshë të re kishte mbërritur të luante edhe për skuadrën me renome ndërkombëtare, Liverpul. “Vdekja e ndau prej nesh shumë herët. Emri i tij do të përkujtohet gjithnjë sa topi të rrokulliset fushave të gjelbra”, ka thënë shumë i emocionuar Fadil Vokrri.
Kryetari i Pejës, Ali Berisha, futbollistin shqiptar, Besian Idrizajn, e ka njjetësuar me ambasador të Kosovës. Askush më mirë se Besiani nuk kishte përfaqësuar Kosovën e pavarur”, ka thënë Berisha. Ndërkaq, Ismet Jashari, në emër të banorëve fshatit ka thënë se Besiani shkoi pa përmbushur edhe ëndrrën e tij për të qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare.
Futbollisti Besim Idrizaj, i lindur më 1978 në Baden bei Wien ka vdekur nga një sulm në zemër në mëngjesin e së shtunës. Ai ishte futbollist i njohur jo vetëm në Austri. Një kohë kishte luajtur edhe në Liverpul të Anglisë, ndërsa së fundi ishte Swansea City.
Shtuar më 18/05/2010, ora 21:14
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori