Varrosen ne Tetove viktimat e termetit ne Itali
Albeu.com
Mijëra njerëz dhe familjarë përcollën për në banesën e fundit të afërmit që humbën jetën nga Tërmeti në Itali. Kufomat në vendlindje arritën në mesditë dhe më pas u zhvillua rituali fetar.Në fshatin Senakos u varrosën dy vëllezërit Xhemal dhe Refik Hasani. Po ashtu është bërë edhe përcjellja për në banesën e fundit të viktimave nga Bogovina, 12 vjecares Albulena dhe një grua 41 vjecare nga Tetova. Familjarët e mbijetuar tregojnë për katastrofën natyrore që ka ndodhur në Itali ndërsa janë të zhgënjyer nga ambasadori i Maqedonisë në Itali i cili nuk i ka vizituar dhe ofruar ndihmën e duhur.
“Në orën njëmbëdhjetë e pesëdhjetë të natës, i dyti ka qenë në ora 1 e 15 dhe i treti ka qenë në ora 3, kam qenë vete e i katërti me shokët e mij. Dha Zoti e dolëm, si kemi dalë edhe unë nuk e di, nuk mundë ta përshkruj. Ambassadori i Shqipërisë të lajmërohet dhe të interesohet dhe i joni mos me ardh, kjo e pamundur është, unë nuk e di deri kur kjo ka me shku kështu", thotë një familjarë.
"Gjendja është katastrofale krejt qyteti I vjetër I laquilas krejt fshatrat në rrethinë janë të rëzuar krejt komplet 99 përqind venbanim atje nuk ka krejt janë të rëzuara", tregon një familijarë tjetër.
"Gruaja me djalin që e kasha aty afër e kishte kapur nën sqetull dhe u grumbulluam në një arkë që e kasha ndërtu në shtëpi, unë u futa për me nxjerë vajzën që shkoi që nuk është sot më, mirëpo mundësia nuk mu dha nuk munda të mbri deri atje, I nxora këta të dy që I kasha më afër.
E gjeta pas dy orëve nuk kishte mundësi tjetër, e geta dikur ka 5 e gjysmë e mëngjesit, vecmë e kishte kokën të shtypur, provova mos ka ndonjë sinjal jete por pash që skishte asgjë, këta mu vunë që ta cojmë në spital mos ka ndonjë shpresë por unë shpresat I humba", rëfen babai i Vlabonës, Medi Osmani.
Varrimi i Valbona Osmanit nga Negotina e Gostivarit do të bëhet nesër në mesditë. Popullata shqiptare në Itali kanë shprehur falenderime për shtetin Italian për sistemimin, ndërsa sjellja e trupave të pa jetë në vendlindje është bërë me vetë iniciativë të personave që gjenden në L’Aquila të Italisë. (Bashkim Sulejmani, alsat)
Shtuar më 11/04/2009, ora 16:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori