Aksident i rëndë me motor në Korçë, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një motor ka humbur kontrollin e si pasojë është dëmtuar drejtuesi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Korçë-Boboshticë.

Drejtuesi i motorrit rreth 60 vjeç po transportohet drejt urgjencës së spitalit të Korçës.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave./albeu.com