Varrezat në Lezhë në pikë të hallit, ja dhe sa pak vende të lira ka për të vdekurit
Në Lezhë mungon hapësira për të
vdekurit.
Varreza e
qytetit ka arritur pikën e saj kritike. Edhe rrugicat kanë nisur të shfrytëzohen në mungesë të vendeve të mjaftueshme. Prej vitesh ka nisur zaptimi i çdo hapësire të mundshme. Në pjesë të ndryshme
varreza është parcelizuar, pasi vendet e varreve janë rrethuar dhe zënë prej vitesh.
Zgjerimi i varrezës në kufijtë maksimalë vetëm sa dha një zgjidhje provizore 5 vite më parë, ndaj qytetarët do të përballen serish me këtë fenomen. Mbarimin e shpejtë të vendeve të
varreza e pranon edhe firma sipërmarrëse e gjelbërimit, që merret me mirëmbajtjen e varrezës së
qytetit. Administratori i saj, Nikoll Lleshi, shpjegon se pas marsit nuk mund të garantohet një vend as për të
vdekurit, pasi aktualisht janë vetëm 15 vende.
Drejtori i Shërbimeve në Bashkinë e Lezhës, Ndue Lushi, pranon se ende nuk kanë gjetur një zgjidhje përfundimtare, ndërsa thotë se me buxhetin e këtij viti do të blihet edhe toka e nevojshme për t’u dhënë qytetarëve këtë shërbim. Për Lushin, mungesa e sipërfaqeve të
lira për
varreza sjell nevojën përdorimin e një alternative tjetër, atë të varrezave murale.
“Jemi në një vështirësi dhe në një situatë jo të këndshme, megjithatë nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë, në buxhetin e vitit 2017 është planifikuar të blihet një sipërfaqe nga 10 deri në 20 dynym tokë për
varreza. Nga mungesa e sipërfaqeve të
lira për këtë lloj problemi, lind nevoja e një alternative tjetër, siç e ka bota,
varrezat murale”, thotë Ndue Lushi. Në këto kushte, lezhjanët duhet të shpresojnë që të reduktohet vdekshmëria, kjo si mënyra e vetme për të pasur një vend në
varrezat e
qytetit për të afërmit e tyre, që
Varrezat e Lezhës ndahen nga jeta. e.h./Albeu.com/
Shtuar më 25/01/2017,
ora 18:09