Pas deklaratës së prefektit të Korçës Andrea Mano se do të nisin
hetimet për memorialin grek në Boboshticë, një grup hetimor nga prokuroria e këtij qyteti ka mbërritur në këtë fshat për mbledhur edhe fakte.
Hetuesit kanë mbërritur në Boboshticë për të vijuar
hetimet e mëtejshme në lidhje me pretendimet e ngritura se
memoriali kushtuar ushtarit grek është ndërtuar mbi
varrezat e shqiptarëve.
Përkujtimi i dy ushtarëve greke në Boboshticë solli reagime të forta nga komuniteti i zonës dhe shoqatat atdhetare në vend që kundërshtuan me forcë prishjen e varreve dhe ndërtimin e një
memoriali mbi të. (albeu.com)
Shtuar më 01/11/2010,
ora 13:40