"Varrezat", Bashkia: Justifikimi i Tahirit, i turpshëm
Pas ministrit Tahiri, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkisë së Tiranës. Me anë të një deklarate për shtyp, Bashkia e Tiranës shprehu keqardhjen mbi deklaratën e Tahirit ndërsa bën me dije procedurat që ka ndjekur lidhur me këtë cështje.

"Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen për justifikimin e pavërtetë dhe të paturp të ministrit Tahiri, për bllokimin e shpronësimit për varrezat publike të kryeqytetit. Nga shtatori deri në dhjetor, ministri heshti ndaj kërkesave të vazhdueshme zyrtare dhe mediatike të Bashkisë.
Në dhjetor, përgjigjja e Ministrisë dëshmoi paaftësinë dhe panjohurinë e tyre për procesin. Bashkia e Tiranës i sqaroi zyrtarisht edhe në takime të posaçme zyrtarët e rinj, që kërkesat e tyre ishin joligjore. Pasi e kuptuan se kërkesat e tyre ishin absurde, u tërhoqën dhe na kërkuan të proçedojmë. Sërisht korigjuam paaftësinë dhe paditurinë e tyre, duke u kujtuar procedurat ligjore që duhet të ndiqnin, të cilën e bënë vetëm sot me vendimin e qeverisë. Sot, paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe bllokimin absurd, ministri u mundua ta fshehë, duke sulmuar Bashkinë e Tiranës", citon deklarata për shtyp. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2014, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori